Mirena për bullizmin ndaj dy vajzave të reja: Problemi është te muzika shqipe që krijohet sot - NACIONALE

Mirena për bullizmin ndaj dy vajzave të reja: Problemi është te muzika shqipe që krijohet sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar në lidhje me bullizimin që po bëhet ndaj dy vajzave të reja, të cilat para një gazetari folën në gjuhën angleze dhe thanë se nuk dëgjojnë shumë muzikë shqip.

Mirena përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “problemi është tek muzika shqipe që krijohet sot”.

“S’eshte problemi tek k’to vajzat e reja qe thane se s’ngojne muzike shqip. Problemi eshte tek muzika shqipe qe krijohet sot...” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, dy qytetare të Kosovës po bullizohen me të madhe në rrjetet sociale të Internetit... për arsye krejtësisht banale.

Në një video të prodhuar nga KTV, ato pyeten nga një gazetar nëse dëgjojnë muzikë në gjuhën shqipe.

Vajza e parë përgjigjet thjesht “Jo!” ndërsa e dyta thotë që i pëlqejnë vetëm këngët e vjetra rok në gjuhën shqipe. Por, vajza e dytë e elaboron mendimin e saj jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në atë angleze.

Komentet që u bënë ndaj dy vajzave ishin absolutisht tmerruese, por ato më dehumanizuese kemi vendosur që të mos i publikojmë në faqen tonë.

Lajme të ngjashme