Mirena: Militantit më mirë i kish ra me marrë ndonjë zanat, ia kish pa hajrin si ky frizeri i Albulena Haxhiut
Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka komentuar punësimin e gruas së frizerit të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu në këtë dikaster.
Mirena ka thënë se përkrahësit e VV që kanë ndonjë “zanat” po e kanë më të lehtë punësimin.
“Militantit t’shkrete me mire i kish ra me marr ndonje zanat, ia kish pa hajrin si ky frizeri, se sa qe ka ngá 10-15 vjet mas pallavrave te Kurtit. Ka mbet pa shkolle, pa ndonje zanat, dhe i papune…” – ka shkruar Mirena.
“Nejse, i ka mbet facebooku aty ku mundet me e shfry deshprimin e vet…” – ka shkruar tutje ai.
Ndryshe, bashkëshortja e Armendit, pra fizerit të Haxhiut dhe Kurtit, Brikena Kelmendi-Gashi është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë.
Kelmendi-Gashi nga gjysma e janarit po punon në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale. Një nga divizionet më të rëndësishme në MD.
