Mirena: "Me t’ikë një deputete kur e ke pushtetin absolut, tregon që diçka është kalbur aty brenda"
Analisti Ilir Mirena ka reaguar pas raportimeve të kalimit të Doarsa Kica-Xhelili nga Lista Vjosa në LDK.
Mirena ka kërkuar nga ata që po e kritikojnë që të mos flasin pasi sipas Mirenës, Kica-Xhelili, posedon biseda ku Kurti e Osmani e kanë lutur që të qëndrojë në parti.
“Mosni, se mos po ua publikon çika lutjet e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit qe ajo mos me dal nga partia dhe grupi parlamentar, e dokni keq tani, mbetni si …. n’shi…”, ka shkruar ai.
Ai thotë se ikja e saj, tregon që “diçka eshte kalbur aty brenda”.
Shkrimi i tij i plotë:
K’ta ish- bashpartiaket e Doarca Kices, qe po e shajne e kritikojne per kalimin e saj ne LDK eshte mire me heshte.
Mosni, se mos po ua publikon çika lutjet e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit qe ajo mos me dal nga partia dhe grupi parlamentar, e dokni keq tani, mbetni si …. n’shi...
Me e pas kurajon me braktise nje grup me pushtet kaq te fuqishem eshte tregues i nje etike dhe integriteti te larte politik nga ana e deputetes Kica.
Ndersa, me t’ike nje deputete kur e ke pushtetin absolut ne vend, kur e kontrollon Kuvendin, Qeverine dhe Presidencen, eshte tregues qe diçka eshte kalbur aty brenda.
Qe do thoshte nje personazh i Shakespeare’it, ‘Somthing is rotten in the state of Denmark’….