Mirena: Kurti ka ardhë në pushtet me premtime të mëdha edhe për zjarrfikësit - NACIONALE

Mirena: Kurti ka ardhë në pushtet me premtime të mëdha edhe për zjarrfikësit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka vlerësuar se zjarrfikësit në Kosovë punojnë në kushte të rënda.

Derisa ka komentuar vdekjen e djeshme të një zjarrfikësi, ai ka thënë se kjo shtresë e shoqërisë punon pa sigurim shëndetësor.

Në profilin e tij në “Faebook”, ai ka shkruar se edhe Qeveria Kurti i ka injoruar kërkesat e tyre.

“Zjarrfikesit ne Kosove punojne pa kurrfare kushte pune, jane staf i vogel ne numer, ju mungon sigurimi shendetesor, mjetet adekuate te punes, moshen mesatare e kane mbi 50 vjeçare, e edhe pagesen per rrezikshmeri, per aq sa e di, ua kane heq… Mediat shume here i kane bere publike telashet me te cilat ballafaqohen. Por, asgje s’ka ndryshuar ne te mire te tyre. Si per gjithçka tjeter, Albin Kurti dhe VV’ja paten ardh ne pushtet me premtime te medha edhe per zjarrfikesit…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme