Mirena: Kurti e VV kanë ushtruar dhunë mbi këtë shtet, opozita nuk po e ushqen të keqen që kanë mbjellur - NACIONALE

Mirena: Kurti e VV kanë ushtruar dhunë mbi këtë shtet, opozita nuk po e ushqen të keqen që kanë mbjellur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka polarizuar shoqërinë deri në armiqësi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Albin Kurti dhe VV kanë ushtruar dhunë psiqike, ndonjëherë edhe fizike, mbi vendin dhe shoqërinë.

“Per 15 vjet ne opozite, e 5 ne pushtet Kurti dhe Vetevendosja ka ushtru dhune psiqike, shpeshhere edhe fizike, mbi kete vend dhe mbi kete shoqeri. E ka polarizu shoqerine deri ne armiqesi. Ne secilin aspekt ia ka stopu progresin Kosoves. Jane sjelle dhe po qeverisin me kete vend si te ishin pushtues te tij.

Serish po mundohen me e ba te njejten. Me helmin e njejte. Opozita nuk po ia ploteson kete deshire. Dhe, po bene shume mire. Nuk po do ta ushqeje edhe me tej te keqen qe e ka mbjell ne kete vend Albin Kurti dhe sekti i tij, Vetevendosje.” – ka thënë ai.

Tutje, Mirena është shprehur:

“Prandaj, me 9 shkurt 2025 kush do me e vazhdu agonin e ketij vendi ne urretje, moszhvillim dhe izolim e ka rastin me e votu Albin Kurtin dhe shpuren e tij.

Kush done projekte te realizueshme dhe pertokë, kush do normalitet qe Kosoven e nxjerre nga moçali social, politik dhe ekonomik i Kurtit, e ka mundësine te votoje opoziten.

Mos m’thoni qe tek opozita nuk keni opsione...”

Lajme të ngjashme