Mirena komenton deklaratën e Ramabajës: Shmoklana, qysh more tutet shteti prej 600 paramilitarëve? - NACIONALE

Mirena komenton deklaratën e Ramabajës: Shmoklana, qysh more tutet shteti prej 600 paramilitarëve?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Mirena, analist i përhershëm në T7, ka komentuar një deklaratë të kolegut të tij analist, Sadri Ramabajës, i cili deklaroi se duke e pranuar marrëveshjen e Ohrit, në të cilin përfshihet edhe themelimi i Ascoiacionit/vetëmenaxhimit për serbët, shmanget lufta.

Mirena shkroi se “shkaku i 600 vetave po e bëni Zajednicën!”

“Dmth shkaku i 600 vetave po e boni Zajednicen!

Shmoklana, qysh more tutet shteti prej 600 paramilitareve?

Nejse, e kuptojme, kjo tashti eshte ne kuader te fushates me moton “t’ja lyjm militantit Zajednicen me kos”…” – shkroi ai.

Çka tha Ramabaja?

“Unë nuk besoj ende që Vuçiqi do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse ai është peng edhe i Rusisë edhe i elementëve të shërbimit rus ushtarak, rreth tij e brenda tij, por në rast se arrihet kjo bëhet me presionin e madh të Bashkësisë Ndërkombëtare, Gjermani, Francë, SHBA.” – deklaroi Ramabaja në Pressing, transmeton Express.

Megjithatë, Ramabaja vlerësoi se nëse arrihet një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, atëherë do të shmangej lufta.

“Nëse arrihet një lloj i marrëveshjes pa kompetenca ekzekutive do të ishte shmangia nga lufta.” – deklaroi i vetëvendosur Ramabaja.

Për më shumë, Ramabaja ishte tërësisht i qartë në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, ku parashihet respektimi i marrëveshjeve paraprake, përfshirë Asociacionin, dhe një “vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë”.

“Ata që nuk do ta pranojnë marrëveshjen e Ohrit i shërbejnë rihapjes së luftës së re.Tash ka shenja të qarta se po përgatitet edhe 600 sipas ekspertëve të sigurisë edhe 600 paramilitarë për askione tjera.” - shtoi ai.

Lajme të ngjashme