Mirena ironizon me Kurtin: Kurre s'është vonë me mësu një zanat, sidomos kur s'ke kurrfarë profesioni
Gazetari Ilir Mirena, ka ironizuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me bukën e mot-motit të siguruar për herë të parë në Kosovë, sipas Qeverisë aktuale.
“Kurre s'eshte vone me mesu nje zanat. Edhe nese i ke ba kogja do vjet. E, sidomos kur s'ke kurrfare profesioni ne jete. Zanati, kane thane, kurre pa buke nuk t'lene..”