Miratohet propozimi: ZRrE gjobit KESCO-n me 8 milionë euro dhe KEDS-in me gati 3 milionë euro
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZrrE), ka miratuar propozimin për gjobitjen e KESCO dhe KEDS me vlerë mbi 11 milionë euro.
Sipas njoftimit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ZRrE-së ka dënuar me 8.4 milionë euro KESCO-n ndërsa KEDS me 2.7 milionë euro.
"Bordi i ZRRE-së, shqyrtoi raportet fillestare të monitorimit për KOSTT dhe KEK, pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së, ka vendosur që raportet t’ju dërgohen palëve për të ofruar komentet e tyre me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i raporteve."
“Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO në vlerën prej 8.4 milionë euro dhe për KEDS në vlerën prej 2.7 milionë ”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.
Bordi i ZRrE-së, po ashtu ka miratuar 14 kërkesa për marrjen e autorizimeve për ndërimin e panleve solare.
