Miratohet Projektligji për mbrojtjen e punëve publike - NACIONALE

Miratohet Projektligji për mbrojtjen e punëve publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është miratuar Projektligji për mbrojtjen e punëve publike në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Ky Projektligj është konsideruar i domosdoshëm nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati gjatë këtij komisioni ka thënë se përmes këtij projektligji do të subvencionohen deri 20 për qind materialet ndërtimore që janë ngritur si pasojë e inflacionit dhe kanë ngecur punët publike.

Projektligji vlen prej korrikut 2022 deri në qershor të vitit 2023”, tha ai, shkruan Kosovapress.

Nga ana tjetër, partitë opozitare e konsideruan të vonshëm këtë projektligj dhe sipas tyre i njëjti hap rrugë për abuzime dhe që nuk do të zgjidh problemet për mungesën e investimeve kapitale.

Lajme të ngjashme