Miratohet lista preliminare e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

Miratohet lista preliminare e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka miratuar raportin e Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e ardhshme nacionale, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas këtij raporti, 2,047,148 qytetarë kanë të drejt vote në këto zgjedhje.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale, që janë mbajtur më 17 tetor 2021, lista e votuesve do të ketë 161,700 votues më shumë.

Numri i votuesve të rinj, që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet nacionale, do të jetë 209,878 votues.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është: 209,878 votues, prej të cilëve: 124,366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i Departamenti i Gjendjes Civile; 85,512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të ngjashme