“Miqësi e palëkundur”, Presidentja Osmani nga parku flet për ulësen e miqësisë me Slloveninë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me presidentin slloven Borut Pahor.
Gjatë këtij takimi, në parkun e Kalasë së Kromberk-ut në Nova Goricë u përurua një ulëse e miqësisë, ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“Një ulëse e përuruar së bashku me presidentin Pahor në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë është tashmë simbol i miqësisë së fortë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë, e cila daton prej viteve të 90-ta. Kjo ulëse do të shërbejë përherë si sinonim i miqësisë së palëkundur në mes të vendeve tona, teksa shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të jenë gjithnjë urë lidhëse ndërmjet dy popujve tanë”, tha Osmani në Facebook.
