MINT gjobit KEDS-in me 40 mijë euro për njehsorë pa afat vlefshmërie
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njoftoi se ka gjobitur KEDS-in me 40,000 euro, pas konstatimit të parregullsive në njehsorët elektrikë të konsumatorëve.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga 19 njehsorë të verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, 7 kanë rezultuar pa afat vlefshmërie, ndërsa një tjetër është gjetur pa lejim tipi.
Raportet janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, i cili shqiptoi gjobat ndaj KEDS-it.
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit diskutoi gjithashtu mënyrat e kompensimit të dëmit ndaj konsumatorëve të prekur.