Minsitri Sveçla flet për mobilizimin e xhandarmërisë serbe: Jemi të gatshëm t’i dalim zot vendit tonë - NACIONALE

Minsitri Sveçla flet për mobilizimin e xhandarmërisë serbe: Jemi të gatshëm t’i dalim zot vendit tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë për Euro News tha se ka një mobilizm të ushtrisë dhe xhandarshmërisë serbe, mirëpo ministri nuk beson se do të ketë ndërhyrje në veri.

Sveçla u shpreh se nëse një gjë e tillë ndodh eventualisht, Kosova ka është gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe t’i dalin zot vendit si dhe ka mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve.

“Retorika nacionaliste serbe, në raport edhe me Kosovën, nuk ka ndryshuar nga vitet 80′ dhe 90′, ka një intensifikim të saj kohët e fundit. Një retorikë helmuese, me të cilën Vuçiç mundohet të arsyetojë veprimet e saj dhe të tërheqë vëmendjen e popullatës së Serbisë nga problemet e tyre. Ka mobilizim të ushtrisë, ka edhe mobilizim të xhandarshmërisë dhe policisë, kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe vigjilent, por jo të frikësuar”, tha ministri i Brenshem i cili shtoi Kosova ka kapacitete të kundërpërgjigjes.

“Jam i bindur që nuk bëhet fjalë për ndonjë inkurzion të ushtrisë apo policisë serbe në Kosovë. Por ne jemi të gatshëm që t’i dalim për zot vendit tonë. Kemi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve”, theksoi ai.

Ndërsa sot mediat serbe kanë raportuar sot se ushtria e Serbisë ka rrëzuar një dron në zonën e gjerë të Kopaonikut.

Siç raporton RTS, njësitet e Ushtrisë Serbe, pas zbulimit dhe monitorimit me kohë, kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë pasditen e sotme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në përputhje me urdhrin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Forcat e Armatosura të Serbisë po marrin masa të shtuara për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e aeroplanëve pa pilot. automjete pranë objekteve ushtarake.

Lajme të ngjashme