Ministrja izraelite mungoi në votim, kur pa se një ministre tjetër ishte ulur më afër Netanyahut
Ministrja e Shkencës e Izraelit, Gila Gamliel, anëtare e partisë në pushtet, Likud, ka bojkotuar një votim të plenumit të Kuvendit, pasi kishte marrë vesh se ministrja e Barazisë Sociale, May Golan, ishte ulur më afër kryeministrit Benjamin Netanyahu, raportojnë mediat izraelite.
Mungesa e ministres Gamliel nuk ndikoi në votimin që koalicioni e kishte penguar në një lexim preliminar të legjislacionit të propozuar nga opozitari Avigdor Liberman, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Me këtë legjislacion do të përcaktohej rekrutim i detyrueshëm në ushtri për të gjithë qytetarët izraelitë të të gjitha komuniteteve.
Ministrja më vonë u kthye në plenum, pasi Ofir Katz i partisë në pushtet e kritikoi atë në një grup të ligjvënësve në aplikacionin “WhatsApp”, duke thënë se asnjë anëtar i Kuvendit nuk mund të dalë kundër disiplinës së koalicionit dhe të kapërcejë një votim pa miratim paraprak ose pa bashkërendim me një ligjvënës opozitar që gjithashtu do të mungojë.
Raportohet se ministres Gamliel i është dhënë një shpjegim për ndryshimin e ulëses së koleges Golan, e cila deshi të ulej më larg aparatit për kondicionimin e ajrit, sepse kishte të ftohtë.