Ministrja Haxhiu mbledh sot grupin ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit
Vrasja e 35 vjeçares shtatëzënë, Hamide Magashi ka bërë që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të mbledh edhe njëherë grupin ndërministror.
Siç raporton Ekonomia Online, kjo mbledhje do të mbahet sot, ndonëse thuhet se ministritë përgjegjëse kanë ndërmarrë veprime inspektimi përmes trupave inspektuese në lidhje me rastin e Hamide Magashit.
“Siç jeni të njoftuar, ministritë përgjegjëse kanë ndërmarrë veprime inspektimi përmes trupave inspektuese në lidhje me rastin e Hamide Magashit. Në lidhje me raportet e përfunduara të inspektimit, Ministrja e Drejtësisë ka ftuar mbledhjen e grupit ndërministror, të hënën, datë 19 Dhjetor 2022”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.
Kujtojmë se Hamide Magashi është vrarë nga bashkëshorti i saj në oborrin e spitalit të QKUK-së.
