Ministrja gjermane me thirrje: Sa më shpejtë Qeveria e Kosovës të angazhohet për zhbllokim të CEFTA-s
“Manuel Sarrazin ka mbështetjen e plot të Qeverisë së Gjermanisë”, ka thënë Ministrja e Gjermanisë për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, referuar qortimeve të emisarin gjerman për rajonin ndaj qeverisë kosovare për bllokim të marrëveshjes së CEFTA-s.
“Ne kemi nevojë për një Kosovë që është konstruktive në të gjitha çështjet rajonale. Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, ky lloj bashkëpunimi rajonal është kyç. Aktualisht, bashkëpunimi në CEFTA është ende i bllokuar”, ka thënë ajo.
“Ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane. Ne besojmë se kjo bllokadë rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej bashkëpunimin tonë rajonal. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet sa më shpejt për zgjidhje”, ka shtuar Luhrmann.