Ministrja finlandeze pas takimit me Bislimin: Në vjeshtë mund të ketë rezultate për liberalizim të vizave - NACIONALE

Ministrja finlandeze pas takimit me Bislimin: Në vjeshtë mund të ketë rezultate për liberalizim të vizave

4 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, në vizitën e saj në Kosovë, ka thënë se në vjeshtë mund të ketë rezultate për liberalizimin e vizave.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Beslimi.

“Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate. Po ashtu, e mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një projekt i veçantë. Mbështetja jonë nuk mungon as edhe për përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për punën në dialog. E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme