Ministria publikon çmimin e derivateve për sot: Nafta shtrenjtohet për një cent - NACIONALE

Ministria publikon çmimin e derivateve për sot: Nafta shtrenjtohet për një cent

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë ditës së mërkurë në Kosovë një litër naftë do të kushtojë 1.63 euro.

Një ditë më parë një litër naftë kushtonte 1.62 euro.

Kurse, një litër benzinë sot do të kushtojë 1.54 euro, që është një cen më lirë se dje.

Çmimi i gasit është 0.75 euro litri.

Lajme të ngjashme