Ministria në pritje të raportit për dëmet nga reshjet në Istog, Muja: Brenda 72 orëve duhet të dorëzohet raporti
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë me dije se janë në pritje të raportit për dëmet nga breshëri në Istog.
Ai ka deklaruar se ky raport do të dorëzohet brenda 72 urëve nga shtabi emergjent.
Në një intervistë për EO, Muja ka përmendur edhe dëmet që janë shkaktuar në komunat tjera.
“Ajo çfarë ne kemi mundur me parë dhe dokumentuar dje, dhe po presim brenda 72 orëve një raport që e kam kërkuar nga shtabi emergjent i Ministrisë së Bujqësisë, si duket epiqendra ka qenë në fshatin Kovragë. Pastaj këtu janë dëmtuar fshatrat si Istogu i Poshtëm, Veriqi, Dobrusha, dhe ka pasur dëme deri në Mojstir dhe Muzhevinë. Domethënë, pothuajse të gjitha fshatrat prodhuese të Komunës së Istogut. Fshatrat që futen në korridorin midis Istogut dhe Pejës, pjesa veri-perëndimore e Klinës, si dhe një pjesë e Skenderajt”, ka thënë Muja.