Ministria e Mbrojtjes pretendon se FSK-ja nuk i nderoi ushtarët serbë që kryen mizori në Kosovë - NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes pretendon se FSK-ja nuk i nderoi ushtarët serbë që kryen mizori në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar nëpër media ku thuhet se ‘Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serb të vitit 1912. MFSK përmes një njoftimi ka potencuar se ky lajm nuk është i vërtetë.

Nga Ministria e Mbrojtjes janë arsyetuar se para tre ditësh, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francezë dhe gjermanë, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918

Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francezë dhe gjermanë, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918”, thuhet në komunikatë.

Siç thonë ata, pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serbë të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje.

Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francezë dhe gjermanë”, shkruan tutje në njoftim.

Nga kjo Ministri tutje thonë se në asnjë formë nuk nderohen të rënët serbë, ndonëse shtojnë se pozicionimi fizik i gardistëve është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK nderojnë gjithmonë vetëm popujt mbrojtës të vlera të lirisë, paqes dhe demokracisë dhe assesi ata që kanë qenë faktor destabilizues në secilën etapë dhe autorë të krimeve e terrorit”, përfundon kominikata e tyre.

E një veprim i Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka irrituar disa qytetarë dhe politikanë të Kosovës. Ata nderuan ushtarët serbë për të cilët ishte raportuar edhe në shtypin botëror e edhe nga personalitete të fuqishme se ishin përfshirë në krime mizore ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më poshtë keni raportimin e 1912-s për të bëmat e pabesueshme të këtyre ushtarëve ndaj të parëve të shqiptarëve të Kosovës.

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918” ­– shkruhej në pllakën përkujtimore që u nderua edhe nga Garda e Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) më 11 nëntor.

Më 11 nentor duhet theksuar se shënohet fundi i Luftës së Parë Botërore.

Nderimi i FSK-së nxiti reagime të shumta në rrjete sociale dhe në mediat shqipfolëse, pikërisht për shkak të veprimeve mizore që kishin bërë ushtarë të ndryshëm serbë ndaj popullësisë shqiptare në Kosovë gjatë atyre viteve.

“Ky ështē një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra parardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar.” – ishte komenti që e bëri anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman Jorn Rohde që e shpërndau postimin kishte shkruar fare ftohtë këto fjalë:

“Bashkë me ambasadorin (e Francës) Olivier Guerot sot në orën 11 shënuan Armëpushimin e 11 nëntorit për t’i nderuar të gjithë ata që vdiqën për vendet tona në konfliktet dhe luftërat e kaluara dhe të tanishme.”tha ai, derisa ofronte edhe fotografitë që u cilësuan si turpëruese për ushtarët e FSK-së.

Lajme të ngjashme