Ministria e Mbrojtjes blen për vete dhe për FSK-në Coca Cola, Fanta, Schwepps etj. më shtrenjtë se që ishte paraparë
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë 23 mijë e 260 euro për furnizim me pije fresukese dhe pije të ngrohta për stafin e MB-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me kohë zgjatje për një vit.
Ministria e Mbrojtjes me 13 tetor ka nënshkruar kontratë me vlerë e mbi 23 mijë eurove për “furnizim me pije freskuese per nevojat e MM-se, dhe FSK-se”, ani pse vlera e parashikuar e kontratës ishte 22 mijë euro.
Për këtë tender kishin aplikuar gjashtë operatorë. Fituesi i tenderit është operatori ekonomik më emrin Naim B. Zejnullahu B.I, i cili tash e tutje do të furnizojë stafin dhe ushtarët e FSK-së me pije freskuese dhe të ngrohta.
Në kontratën që ka parë Nacionale, MB kriter për dhënien e tenderit ishte çmimi më i ulët dhe vlera e parashikuar e kontratës ishte 22 mijë. Mirëpo, në fund MB është detyruar që të nënshkruajë kontratë më shumë se vlera e parashikuar, pra 23 mijë e 260 euro.
Në listën e pijeve freskuese që ka kërkuar Ministria që udhëheqet nga ministri Armend Mehaj, bëjnë pjesë, 7 mijë copë lëngje frutash 250 ml, 5 mijë copë pije të gazuara 330 ml, si coca cola, fanta, schwepps e të tjera, 300 copë ujë të gazuar 0.5l, ujë të pa gazuar 0.5l, 300 copë dhe ujë të gazuar 0.25l, 300 copë.
Ndërsa lista e pijeve të ngrohta përfshin: 8 mijë kafe turke, 8 mijë ness kafe, 8 mijë makiato e madhe dhe 8 mijë të vogël, 8 mijë expresso standard dhe 5 mijë çaj filter të të gjitha llojeve.
Për asnjë nga këto pijet nuk është theksuar çmimi për copë dhe as totali.

Furnizimet me pije, sipas kontratës, do të bëhen në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë, kazermën e FSK-së në Prishtinë, Istog, Ferizaj, Mitrovicë, Pomazotin, Prizren dhe Gjakovë.
