Ministria e Maqedonisë e konfirmon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Ka pasur kërkesë nga Serbia - NACIONALE

Ministria e Maqedonisë e konfirmon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Ka pasur kërkesë nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit nga Ferizaj.

Sipas tyre, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar, Blerim Ramadanin bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Tutje thuhet se Ramadani i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SVR për procedura të mëtutjeshme.

“Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë rrugës për në vend, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë B.R (47) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se në evidencën zyrtare ka pasur masë “arrest”, me kërkesë të Interpol Serbisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SVR Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në përgjigjen e tyre për Tëvë1.

Kujtojmë se, ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajme të ngjashme