Ministria e Kulturës “ia ftoh” Ministrisë së Jashtme me një gabim elementar në Twitter
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka bërë një gabim elementar në gjuhën angleze në një postim në rrjetin social, “Twitter”.
Në këtë postim, Serbia akuzohet për mbajtjen ilegale të 1.247 eksponateve arkeologjike e etnologjike të Kosovës.
Sidoqoftë, një gabim elementar në gjuhën angleze ndodhet që në fjalinë e dytë e këtij shkrimi.
“This silver forged ring, its one of them”- shkruhet nga Ministria e Kulturës.
1247 archaeological & ethnological exhibits of 🇽🇰 are continuing to be held illegally by Serbia.
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) November 14, 2022
This silver forged ring, its one of them. It was discovered in Banja e Pejës, Republic of Kosova & belongs to the Late Iron Age (6th – 5th century B.C.) 1/2 pic.twitter.com/wgZUmyZIL1
Në fjali është përdorur gabimisht përemri pronor “its”, aty ku do të duhej të vendosej folja “is”.
Për gabime në rrjete sociale njihet më shumë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Kjo ministri disa herë ka bërë gafa, përfshirë ngatërrimin e flamujve të shteteve e të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.
