Ministria e Gërvallës gjobitet me 13 mijë euro, s’i tregoi shpenzimet e Prindon Sadriut për media
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është gjobitur me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, pasi nuk ka dhënë qasje në dokumente publike për shpenzimet e Prindon Sadriut – burrit të presidentes Osmani.
Me shumën prej tre mijë eurove MPJ është gjobitur për shkak të moszbatimit të vendimit Nr A-272/2022 për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike, raporton Express.
Nga AIP thonë se MPJ edhe përkundër faktit që ishte paralajmëruar se kishte shtatë ditë afat për të jetësuar kërkesën e palës ankuese, nuk e ka zbatuar vendimin e AIP-së.
Kërkesën për qasje në dokumente publike e ka bërë Insajderi, ku janë kërkuar shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, nga muaji shkurt 2019 dier më shkurt 2022.

