Ministria e Ekonomisë: Zgjatet afati për aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë - NACIONALE

Ministria e Ekonomisë: Zgjatet afati për aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është zgjatur aplikimi deri me 2 dhjetor për për aplikim në Thirrjen e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Me anë të jë njoftimi në Facebook, zgjatja e afatit është bërë duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Lajme të ngjashme