Ministria e Ekonomisë me njoftim për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente: Platforma "eKosova" është funksionale - NACIONALE

Ministria e Ekonomisë me njoftim për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente: Platforma "eKosova" është funksionale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se problemi teknik në platformën e-Kosova është rregulluar tashmë në aplikimet për subvencione të efiçencës së energjisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ME ka shkruar se problemi teknik është rregulluar dhe platforma është funksionale.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.

Për t'u informuar më shumë rreth subvencionimit vizitoni ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net

Lajme të ngjashme