Ministri serb i Mbrojtjes viziton ushtrinë në Rashkë: U siguruam që janë të gatshëm për të kryer çdo urdhër të Presidentit të Serbisë - NACIONALE

Ministri serb i Mbrojtjes viziton ushtrinë në Rashkë: U siguruam që janë të gatshëm për të kryer çdo urdhër të Presidentit të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas deklaratave të dhëna në mëngjes se presidenti i Serbisë kishte lëshuar urdhër që ushtria të ishte në gatishmëri dhe të ngriste nivelin e gatishmërisë ushtarake në mënyrë që t’i përgjigjej çdo detyre, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka vizituar kazermën ushtarake në Rashkë.

Me të në Rashkë ka mbërritur edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq.

“Jemi siguruar që gjendja në njësitë e Forcave të Armatosura të Serbisë të jetë në nivel të lartë, të jenë të përgatitura, të stërvitura, të pajisura, që morali të jetë në nivelin më të lartë... dhe që të jenë të gatshëm, të aftë dhe të trajnuar për të kryer çdo detyrë dhe çdo urdhër të Presidentit të Republikës dhe të Komandantit të Përgjithshëm dhe të udhëheqjes shtetërore,” – u shpreh z. Vuçeviq.

Jo shumë larg Rashkës, Policia e Kosovës në vendkalimin në Jarinjë po zbaton fazën e parë të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Ministri serb kishte bërë disa deklarata edhe në mëngjesin e sotëm, e të cilat mund t’i lexoni në linkun e mëposhtëm:

Lajme të ngjashme