Ministri Murati: Pesë ditë në grevë, 90 euro më pak në rrogë - NACIONALE

Ministri Murati: Pesë ditë në grevë, 90 euro më pak në rrogë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e sektorit publik të cilët janë në grevë, nuk do ta marrin pagën e plotë nga Qeveria e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj, në pagë”, ka thënë Murati gjatë konferencës.

Kërkesa e sindikatave të këtyre punëtorëve të cilët janë në grevë është ndarja e 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

E për grevën ministri tha se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin të paguaj grevistët për atë kohë sa ata janë në grevë.

“Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët mbulohen nga sindikata”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme