Ministri Murati kërkon votën e opozitës: Duhet të kalojë në kuvend marrëveshja me Bankën Botërore - NACIONALE

Ministri Murati kërkon votën e opozitës: Duhet të kalojë në kuvend marrëveshja me Bankën Botërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar votën edhe të paritve opozitare për një marrëveshje me Bankën Botërore, për të cilën Murati thotë se do të përfitojnë rreth 100 mijë persona nga skema sociale dhe 200 mijë përfitues të pensioneve.

Murati ka thënë se është e treta herë që kjo marrëveshje shkon në Kuvend, pasi në dy herët e kaluara e njejta nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar.

25 mijë familje kanë marrë asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator, këtë javë që po lëmë pas.

Kjo ishte njëra nga masat e pakos për përballje me inflacionin, që sadopak lehtëson barrën e atyre familjeve që më së shumti kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Mirëpo për të bërë zgjidhje afatgjatë për të rregulluar skemat sociale e pensionale, një reformë gjithpërfshirëse është e domosdoshme.

Për këtë, na duhet miratimi në Kuvend i marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, që parasheh reformimin e skemave sociale, dhe krijon regjistrin social e integron sistemet, gjë që hap rrugë edhe për reformën e sistemit pensional.

Prandaj për herë të tretë kemi dërguar këtë marrëveshje në Kuvend, duke llogaritur se kësaj radhe do të gjej mbështetjen e nevojshme të 2/3 të deputetëve për tu ratifikuar.

Janë rreth 100 mijë persona përfitues nga skema sociale dhe mbi 200 mijë

Lajme të ngjashme