Ministri ‘merakli’ i akullores në veri: Ishte e shishme, kjo është sot me rëndësi - NACIONALE

Ministri ‘merakli’ i akullores në veri: Ishte e shishme, kjo është sot me rëndësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me fotografë e kameranë bashkë me një dyzinë truprojash tre ministra të Qeverisë së Kosovës shëtitën sheshit të Mitrovicës së Veriut, bashkërisht me Kryetarin e asaj komune, bashkëpartiakun Erden Atiq.

Për atë që Urën e Ibrit e kanë dhënë për fakt të kryer se do të hapet pavarësisht gjithçkaje dhe “këtë verë” duke e shndërruar në kryetemë e kryefjalë , Ministri i Pushtetit Lokal nga radhët e komuniteteve pakicë, Elbert Krasniqi, krejt çka pati për të thënë se “me rëndësi sot është që akullorja është e shijshme”.

U fut shpejt e shpejt në gjip qeveritar, jo vetëm duke mos e treguar datën për hapjen e Urës së Ibrit, por as se çfarë shije të akullores provoi.

Lajme të ngjashme