Ministri Katz thotë se Izraeli është “i përgatitur për të vepruar me forcë”, nëse sulmohet nga Irani - NACIONALE

Ministri Katz thotë se Izraeli është “i përgatitur për të vepruar me forcë”, nëse sulmohet nga Irani

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se operacioni i vendit të tij në Liban i ka dhënë “një goditje shumë të fortë fytyrës së Hezbollahut, duke e lënë të shtangur e të hutuar nga thellësia e depërtimit dhe fushëveprimi i goditjes”.

Katzi tha se ushtria izraelite është “e përgatitur dhe e gatshme që të veprojë me forcë, nëse Irani hap zjarr në drejtim të Izraelit”, raporton televizioni BBC.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se sulmet izraelite në Liban përbëjnë shkelje të armëpushimit dhe presidenti ka paralajmëruar se duart e iranianëve “mbeten në këmbëz [të pushkës]”.

Katzi tha se mbi 200 njerëz, të cilët ai i përshkroi si terroristë, u vranë të mërkurën në Liban, duke e çuar në mbi 1.400 numrin e përgjithshëm të të vrarëve gjatë operacionit izraelit.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 203 njerëz u vranë nga sulmet izraelite të mërkurën. Zyrtarët kanë thënë se mbi 1.700 njerëz janë vrarë që nga fillimi i fushatës së re ushtarake izraelite në Liban muajin e kaluar.

Reporterja e BBC-së, Carine Torbey, e cila ndodhet në Bejrut, më herët përshkroi se si njerëzit po qanin në një morg, ku të afërmit e të vrarëve porsa i kishin identifikuar të dashurit e tyre.

Lajme të ngjashme