Ministri i Financave në hije i PDK-së: Mosekzekutimi i pagave tregon se kjo Qeveri kërkon vetëm drama dhe konflikte
Ministri i Financave në qeverinë nën hije të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se Qeveria po kërkon drama dhe konflikte në momentin që nuk po ekzekuton pagat për mësimdhënësit dhe grevistët e tjerë.
Mustafa ka shkruar në Facebook, se Qeveria Kurti, nuk po ofron zgjidhje edhe pse u ndalë greva.
Sipas tij, Qeveria po dëshiron përsëri probleme tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, pavarësisht gjestit të tyre fisnik për pezullim të grevës, e forcon besimin se kjo Qeveri kërkon vetëm drama dhe konflikt për ta shpërqendruar vëmendjen nga dështimi total në adresimin e krizës së rëndë ekonomike që po ngulfatë qytetarët.
Qeveria ka për detyrë të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria, ndërsa kjo Qeveri vetëm zgjidhje nuk ofron! Edhe kur të tjerët i hapin rrugën për t’i tejkaluar problemet, kjo Qeveri kërkon rrugë për të hyrë përsëri në probleme tjera.
