Ministri Çeku: Gjatë 18 muajve të qeverisjes, dhjetëra monumente janë shpëtuar nga shkatërrimi - NACIONALE

Ministri Çeku: Gjatë 18 muajve të qeverisjes, dhjetëra monumente janë shpëtuar nga shkatërrimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra monumente janë shpëtuar nga shkatërrimi.

Çeku së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vizituar sot monumentet e trashëgimisë kulturore në Pejë, Deçan e Gjakovë.

“Kujdesi ndaj historisë sonë dhe shfrytëzimi i potencialit socio-ekonomik janë arsyet themelore të investimeve në këto asete. Qeveria e Kosovës ka plan ambicioz për trashëgiminë kulturore. Gjatë 18 muajve të qeverisjes, dhjetëra monumente janë shpëtuar nga shkatërrimi dhe shumë prej tyre po rifunksionalizohen përmes ndërhyrjeve emergjente dhe atyre restauruese”, ka shkruar Çeku.

Ministri tha se Kulla e Sheremetit në Pejë, Kulla e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, Muzeu etnografik e Hani i Haraqisë në Gjakovë janë disa nga asetet ku punimet janë në fazën përfundimtare.

Lajme të ngjashme