Ministrat Aliu e Çeku 'kopjojnë' Qeverinë, dalin me top-listë të ngjarjeve javore
Si duket është krijuar një trend i ri në Facebook i ministrave të Qeverisë Kurti.
Kohëve të fundit, edhe faqja e Qeverisë së Kosovës, por tani edhe ministrat e kësaj qeveri po publikojnë përmbledhje të punëve të tyre gjatë një jave.
Ndonëse kjo praktikë nuk ishte bërë më parë, tash ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministri i Infrastrukturës, Librun Aliu, kanë treguar punët që kanë kryer gjatë javës së kaluar.
“Po përmbyllim edhe një javë tejet dinamike të punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gjatë kësaj jave:”, ka shkruar ministri Çeku, ku ka listuar punët gjatë javës.
“Gjatë javës që po e lëmë pas, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës:”, ka shkruar në Facebook, ministri Aliu.
Edhe qeveria që disa javë publikon përmbledhjen javore.
