Minatorët e Trepçës rrëfejnë orët e kaluara nën tokë: Syfyrin e bëmë me qumësht e jogurt - NACIONALE

Minatorët e Trepçës rrëfejnë orët e kaluara nën tokë: Syfyrin e bëmë me qumësht e jogurt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mëngjesi i së hënës i gjeti të ngujuar gati 900 metra nën tokë, 40 minatorë të Trepçës, të cilët fatmirësisht pas rreth 18 orëve janë nxjerrë në sipërfaqe.

Nacionale ka qenë në vendngjarje në momentin e shpëtimit të punëtorëve të ngujuar, ku ka folur me disa prej tyre, të cilët kanë përshkruar kohën e kaluar brenda minierës.

“Nga ora 12 na kanë lajmëru se ka diçka defekt. Na kanë thënë se gjendja nuk është e mirë. Pastaj kemi bo syfyrin. Kemi pasë një qumësht, jogurt, argeta. Të gjithë jemi kanë me ramazan,”- ka thënë një nga punëtorët.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka folur edhe më vëllain e njërit nga punëtorët e ngujuar, i cili ka treguar për frikën e përjetuar dhe ka treguar se diçka e ngjashme ka ndodhur disa herë.

Ndërkohë, një nga punëtorët tjerë ka treguar se të gjithë të ngujuarit kanë qenë me agjërim dhe ka shtuar se raste të tilla të ngujimit janë të rralla.

“Ka pas defekt në trafo. S’ndodhë shpesh, raste të rralla janë, po ndodh gjithçka,”- ka thënë ai.

Lajmi për nxjerrjen e të gjithë punëtorëve të ngujuarve është konfirmuar nga drejtori i prodhimit në minierën e Trepçës, Bujar Jashari i cili ka treguar për Kanal 10 se probleme të tilla me ashensor kanë pasur edhe më herët.

Lajme të ngjashme