Mimoza Kusari-Lila: Ligji i Pagave dhe Kodi Civil do të shqyrtohen në vjeshtë
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se dy ligjet e rëndësishme, ai i Pagave dhe Kodi Civil, do të shqyrtohen në vjeshtë.
“Ligji i Pagave dhe Kodi Civil në sesioni vjeshtor do të jenë në shqyrtim. Kemi mendime të ndryshëm në GP, nuk është dokument të thjeshtohet në një çështje”, ka thënë Kusari-Lila në një konferencë për media.
Kusari Lila gjithashtu përmendi cilat janë objektivat e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
“Synimet tona në sesionin vjeshtor janë: dinamizmi i punës së mëtejshëm, përmbushja në afate optimale e agjendës legjislative, organizimi i sa më shumë dëgjimeve publike dhe rritjes së transparencës me qytetarët, trajtimi i sa më shumë çështjeve të adresuara nga qytetarët drejt kuvendit dhe grupit tonë parlamentar në veçanti. Përsosja e sistemit të institucioneve që raportojnë në kuvend dhe shtimi eksponencial i numrit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve dhe të gjitha fushat”, tha Kusari-Lila.