Milo: Serbia bëri fushatë të egër për të akuzuar UÇK-në, përgjegjësi bie edhe mbi ndërkombëtarët
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka bërë me dije se Serbia ka bërë fushatë të egër për të akuzuar UÇK-në dhe për t`i nxjerr ish-komandantë e UÇK-së para drejtësisë.
Në një intervistë për “Studio24”, ai ka vlerësuar se përgjegjësia për përfundimin e ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë nuk bie vetëm mbi Serbinë.
Sipas tij, një përgjegjësi të tillë e ka komuniteti ndërkombëtar.
“Nuk është vetëm Serbia ajo që është përgjegjësie përse këta komandantë të UÇK ndodhen në Hagë. Sepse duhet të parashtrojmë edhe potencialet që ka Serbia me gjithë komunitetin ndërkombëtar. Serbia ka bërë fushatë të egër të kushtueshme për të akuzuar UÇK dhe për të arritur këtu ku jemi. Por duhet të jemi të ndershëm edhe me ata që ndodhen në Hagë dhe opinionin publik. Në këtë rast ka përgjegjësi edhe komuniteti ndërkombëtar, ka përgjegjësi edhe aktorët e mëdhenj edhe SHBA edhe BE, sepse ata si aktorë të mëdhenj politik ushtruan presion mbi parlamentin e Kosovës që të miratonte Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.