Militanti i VV-së që propozoi Mitrovica të quhet Albin Kurti, kërkon të votohet Osmani për presidente: Uleni kryet e shukatini - NACIONALE

Militanti i VV-së që propozoi Mitrovica të quhet Albin Kurti, kërkon të votohet Osmani për presidente: Uleni kryet e shukatini

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këshilltar të Kuvendit Komunal në Istog, Avdyl Ferataj, ka një kërkesë për partinë e tij.

Përmes një video të postuar në Facebook, ai ka kërkuar nga VV-ja që Vjosa Osmani të votohet për presidente.

Ai ka thënë se VV-ja nuk ka njerëz më të mirë të presidentja aktuale.

“Ju bej thirrje shoqërore e miqësore, krejt atyre njerëzve që ulën nëpër karriga, të mos na bëjnë probleme, por le te zgjedhin Vjosa Osmanin. Sepse është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Nuk kemi njerëz më të mirë se Vjosa Osmani”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, VV-ja duhet ta ulë kokën dhe ta votojë Osmanin për presidente.

“Nuk jemi kërkund për me i bo konkurrencë Vjosa Osmanit, nuk kemi kandidat me një fjalë për president. Prandaj, duhet me e ulë kryet e me shukat dhe me ia dhanë votën Vjosa Osmanit dhe do të shkon Kosova përpara”, ka thënë Ferataj.

Ferataj është një mbështetës i flaket i VV-së, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Në zgjedhjet e fundit lokale, ai kishte konkurruar për këshilltar komuna në Istog në listën e i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë fushatës, ai e kishte postuar një video tek ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke kërkuar që ky qytet të marrë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme