Milazim Krasniqi përfshihet në çeshtjen e festimit të vitit të ri, e shpërndan një shkrim të 2013-tës
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është përfshirë në çështjen e festimit të vitit të ri.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se viti 2013 sipas kalendarit gregorian përfundon sonte në mesnatë.
“Viti 2013 sipas kalendarit gregorian përfundon sonte në mesnatëNe orientohemi dhe punojmë me këtë kalendar, si në jetën shoqërore ashtu edhe në atë individuale (orarin e punës, ditëlindje, martesa, ditëvdekje, etj) prandaj ai është edhe kalendar yni. Por, në botë ka edhe kalendarë të tjerë, si ai kinez, korean, islam, etj., që e masin kohën nga pika të tjera”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndër të tjera, ai ka shkruar se e nuk kemi matje të saktë të kohës nga lindja e njeriut të parë, Ademit e nuk kemi as nga koha e Nuhut, pas përmbytjes së madhe. Nuk kemi as nga koha e Ibrahimit, as e Musait e as të shumë të dërguarve të tjerë. Aq më pak dimë për kohën universale, e cila te Zoti matet ndryshe.
Ne nuk kemi matje të saktë të kohës nga lindja e njeriut të parë, Ademit (paqja e Zotit qoftë mbi të.) Nuk kemi as nga koha e Nuhut, pas përmbytjes së madhe. Nuk kemi as nga koha e Ibrahimit, as e Musait e as të shumë të dërguarve të tjerë (paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata.) Aq më pak dimë për kohën universale, e cila te Zoti matet ndryshe (psh, një ditë te Zoti është sa pesëdhjetë mijë vjet te ne.) Prandaj, në këtë mes duhet të respektojmë dy gjëra: e para këtë kalendar si një mjet me të cilin orientohemi dhe punojmë, por pa e fetishizuar, pa adhuruar asgjë që lidhet me të. E dyta, duke qenë të bindur se matja e saktë e kohës është vetëm në kompetencë të Krijuesit e jo të njeriut. Me këtë konceptim, ne çlirohemi nga presioni i kësaj date (si festë, si dominim kulturor, si version final i së vërtetës) dhe e respektojmë si një mjet praktik, pa i dhënë atribute fetare, kulturore ose kozmike, ka shkruar tutje, Krasniqi.


