Milanoviç: Nuk do të takohem me Pelosin, edhe pse amerikanët kërkuan takim
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se nuk do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe as se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që po mbahet sot dhe nesër në Zagreb.
“Nuk mundem sot dhe kaq. Por zonja Pelosi nuk është pushteti ekzekutiv dhe për dy javë nuk do të jetë kjo që është tani”, tha Milanović, siç raporton Radio-Televizioni Kroat (HRT).
Presidenti i Kroacisë u tha gazetarëve se "ai nuk e di nëse është ftuar dhe nuk e di se çfarë është" (platforma e Krimesë)".
53 delegacione nga 42 vende dhe pesë organizata ndërkombëtare do të mblidhen në samitin në Zagreb, ku po ndërmerren masa të rrepta për të mbrojtur sigurinë e pjesëmarrësve në qendrën më të gjerë të qytetit.
Në prag të hapjes së Samitit të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe presidenti i Verkhovna Rada të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së 'Shtëpisë së Ukrainës' në Zagreb.
Me atë rast, Plenkoviq vlerësoi se ndihma kroate për Ukrainën është e padiskutueshme dhe se Kroacia është në anën e duhur të historisë.
“Qeveria kroate ka njohuri, ka informacion, ka sens të shëndoshë, ka një ndjenjë miqësie të përzemërt me Ukrainën dhe popullin ukrainas, i cili na njohu ndër të parët 31 vjet më parë. Këtë nuk e harrojmë, e vlerësojmë”, tha Plenkoviç dhe tha se e mira gjithmonë e mposht të keqen në jetë.