Milan Radojçiq sfidon shtetin: Jam në Kosovë, nuk zbrapsem - NACIONALE

Milan Radojçiq sfidon shtetin: Jam në Kosovë, nuk zbrapsem

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq është paraqitur nga një kodër në veri të vendit.

Përmes një video-adresimi, ai ka thënë se është kthyer në Kosovë dhe se nuk e ka ndërmend të zbrapset.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi.

Kujtojmë se i njëjti është në kërkim nga Prokuroria për rastin "Brezovica", ndërsa tash e tri herë Policia e Kosovës nuk ka arritur ta kapë atë.

Më poshtë edhe video-adresimi i tij i plotë:

Lajme të ngjashme