Mihali me gjuhë të ulët ndaj Ramës: Je tradhtar kronik - NACIONALE

Mihali me gjuhë të ulët ndaj Ramës: Je tradhtar kronik

2 orë më parë

nga NACIONALE

Koordinatorja e VV-së, Dejona MIhali, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo sërish ka përdorur gjuhë të ulet ndaj të parit të Prishtinës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Rama është tradhtar kronik.

“Përpamiu i SaMiut ka shkruar një letër. Tamam si me mendt e dorën e Driton gorillës, kushëririt bandito-shofer. E, sonte i duhej postimi si sebep. Se ashtu ia diktojnë kllounit. Qëllimi: edhe një goditje të re LDK-së. Bash në kohën kur Kryetari i LDK-së po fliste për të, në intervistë publike në TV. Sa për mbrojtje, LDK i ka njerëzit e vet. E ata po duket që më shumë duhet të mbrojnë shpinën nga ty, se nga kushdo tjetër. Por ata e dinë vet çka bëjnë. Çka shohim ne është që ti i ke rras punët e Prishtinës nën thundrrën e krimit të organizuar që jo rrallë ka emra të PDK-së të ngatërruar në të edhe pse ke garuar me logon e LDK-së”, ka shkruar ajo, duke vazhduar fyerjet ndaj tij.

“Duke mos qeverisur me letra e me rregull nuk di as kujt i dërgohen dokumentet. Letra i dërgohen atyre që do e uron. Ti je tradhtar kronik. Nuk e njeh as dashurinë, as mirësinë, as besnikërinë. Prandaj nuk të ka hije letra me postë. Ndërsa kontestet dërgohen në gjykatë. E, paraprakisht kryhen disa procedura që të plotësohen kushtet ligjore. Po do me dit ti për kësi rregullash. Ti klloun je”, ka shkuar ajo.

Lajme të ngjashme