Miftaraj: Ti që rishtas ju ke bashku qeverisjes dhe shitesh patriot, në të vërtetë je oportunist - NACIONALE

Miftaraj: Ti që rishtas ju ke bashku qeverisjes dhe shitesh patriot, në të vërtetë je oportunist

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit kë Kosovë për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për personat të cilët iu kanë bashkuar pushtetit rishtazi, e që Miftaraj i quan "oportunistë".

“Edhe 100 postime në Facebook, 1000 deklarata e kumtesa në ditë me i shpërnda kinse në mbrojte të shtetit, sovranitetit, prapë je i njejti që ke qenë para se me marr aksidentalisht ose me lidhje familjare, bisnezore, fisnore apo rajonale pozitën e këshilltarit apo postin politik”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, patriota e atdhetar janë ata që e kanë sakrifikuar edhe burgun edhe jetën si para lufte, ashtu pas lufte.

“Ti që rishtas ju ke bashku politikës dhe qeverisjes dhe shitesh patriot në të vërtetë je OPORTUNIST!”, - mendon Miftaraj.

Lajme të ngjashme