Miftaraj: S’ka më dyshime, Kurti e Bislimi e pranuan publikisht Asociacionin - NACIONALE

Miftaraj: S’ka më dyshime, Kurti e Bislimi e pranuan publikisht Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka deklaruar se Asociacionin në këmbim të njohjes de facto, Kosova ka mundur ta ketë si fitore në xhep edhe përgjatë tri viteve të kaluara.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se katër vite kanë shkuar dëm për të arritur në të njëjtin destinacion.

“Se paku me ska dyshime se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e pranuan ne menyre publike dhe pa akuivoke themelimin e Asociacionit. Dhe mire qe e pranuan nje te vertete te cilen te gjithe e kane ditur, por qe skane pasur guxim ta pranojne.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto. (Grupi Koha)
Kete fitore Kosova ka mundur ta kishte ne xhep edhe ne 2020, 2021 dhe 2022.
Kater vite te shkuara dëm per te arritur ne te njejtin destinacion.
Se paku me ska dyshime se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e pranuan ne menyre publike dhe pa akuivoke themelimin e Asociacionit. Dhe mire qe e pranuan nje te vertete te cilen te gjithe e kane ditur, por qe skane pasur guxim ta pranojne.

Lajme të ngjashme