Miftaraj pyet Kurtin: A e din se minatorët e Trepçës janë në grevë? - NACIONALE

Miftaraj pyet Kurtin: A e din se minatorët e Trepçës janë në grevë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Minatorët e Minierës me flotacion dje kanë hyrë në grevë, të cilët po kërkojnë realizimin e pagesës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

Në lidhje me këtë ka reaguar juristi, Ehat Miftaraj.

Miftaraj me anë të një postimi në Facebook, ka shtruar disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti.

Albin Kurti dhe VV a e din se minatoret e Trepçës janë në grevë?” – ka pyetur Miftaraj.

A po i konsideron kërkesat e tyre apo do i konsideroj edhe ata tradhtarë sepse kane hyrë në grevë dy ditë para takimit në Bruksel?” – ka shkruar ai tutje.

Miftaraj ka thënë se kryeministri Kurti i ka rritë pagat për kabinetin qeveritar, duke injoruar klasën punëtore.

Me rendesi Albin Kurti dhe kjo qeveri i ka rrit pagat e kabinetit qeveritar, klasa punëtore le të jetojnë në mjerimin e tyre”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme