Greva e minatorëve, kryesindikalisti: Menaxhmenti na ka thënë shko vdisni atje - NACIONALE

Greva e minatorëve, kryesindikalisti: Menaxhmenti na ka thënë shko vdisni atje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, ka folur për grevën e minatorëve.

Ai ka bërë me dije se edhe pas ekzekutimit të pagave ata nuk do ta ndalin grevën.

Ai ka treguar se kanë folur edhe me menaxhmtin e ndërmarrjes, të cilët janë sjell keq me ta.

“Menaxhmenti na ka thënë shko vdisni atje, dhe nuk është tu ja ni askujt për neve”, ka thënë Jonuzi për Front Online.

Ai ka treguar se pa plotësimin e kushteve nuk do të ndalin grevën.

“Paga mos me u vanu më asnjëherë, plotësimi i kushteve, llogaridhënia për këtë gjendje që e kanë pru dhe largimi ose shkarkimi i menaxhmentit. Me kërku përgjegjësi prej tyre, gjithashtu sigurime shëndetësore, krijimin e kushteve për punë. Pas tri dite grevë që kemi mbajt, sot e kemi marrë pagën. Në grevë jemi 710 minatorë. Derisa vdesim, qatje jemi, nuk dalum prej aty derisa na plotësohen kërkesat”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme