Miftaraj: Po, qeveria po i ndihmon bizneset, të afërta me partinë në pushtet ose familjarët e politikanëve - NACIONALE

Miftaraj: Po, qeveria po i ndihmon bizneset, të afërta me partinë në pushtet ose familjarët e politikanëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj statusit të Hekuran Muratit të shpërndarë edhe nga Kurti, ku pretendohet se qeveria e Kosovës, kjo e Kurtit pra, ka qenë ‘më miqësorja me bizneset’ duke iu ndihmuar atyre.

Miftaraj ka ironizuar me këtë pohim të pushtetit, duke thënë se është e vërtëtë që i kanë ndihmuar, por atë që kanë qenë të afërta me partinë në pushtet.

E plotë:

Kur qeveria thotë se po i ndihmon bizneset nuk është se po mashtron, të jemi korrekt!

Qeveria po ofron ndihmë të jashtëzakonshme për secilin biznes që është i afërt me partinë në pushtet ose familjarët e politikanëve të saj.

Mjaftojnë shembujt e subvencioneve, mbetjeve të mishit, rezervave shtetërore, sektorin energjetik, etj.

Me fjalë tjera, kemi mbështetje selektive të bizneseve.

Lajme të ngjashme