Miftaraj: Përparim Rama e VV-ja paskan lidhur koalicion për “gllabërimin e 20 hektarëve të Prishtinës” - NACIONALE

Miftaraj: Përparim Rama e VV-ja paskan lidhur koalicion për “gllabërimin e 20 hektarëve të Prishtinës”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar raportimin për shkëmbimin e tokës së dy biznesmenëve dikur klientë të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës.

Një gjë e tillë u bë me edhe me ndihmën e VV-së, e cila e krijoi kourumin në mbledhjen e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Miftaraj ka shkruar se Rama e VV-ja janë bërë bashkë “për gllabërimin e 20 hektarëve tokë të komunës së Prishtinës” në vlerë mbi 50 milionë euro.

“Perparim Rama dhe LVV paskan lidhur "koalicion për gllabërimin e 20 hektarëve tokë të komunës së Prishtinës" në vlerë mbi 50 milion Euro.

50 milion Euro toke e qytetarëve të Prishtinës, pa konsultim publik adekuat me qytetarët e Prishtinës për qytetarët e Prishtinës.

Aferë korruptive në konflikt interesi, aferë korruptive në dëm të interesit publik dhe në dobi të interesave të ngushta bisnezore dhe partiake.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme