Miftaraj për VV-në: Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë?
Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me situatën me bllokimin e numërimit në Mitrovicë.
Ai ka thënë se ‘piskama’ e gjuha e urrejtjes e Vetëvendosjes në lidhje me dyshimet nga prokuroria për një proces të manipuluar, janë frikë e tyre.
Ai madje ka përmendu sulmet që deputeti Mefail Bajqinovci, ua ka bërë prokurorëve.
E plotë:
Nëse procesi ka qenë i drejtë, i lirë dhe pa mashtrime në Mitrovicë nuk kanë nevojë mu ba kaq nervoz disa eksponentë të LVV.
Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë?
Së paku Mefi të kete besim ne prokurori pasi i njejti ka pas me qindra foto, ndeja e shoqeri deri ne mengjes me keta prokuroret qe sot po i shan.
Sa hyri Mefi ne LVV e fshiu Facebookin nga shoket prokurore e policë.
Mefi keta prokurore dhe polic qe po i shan jane shoket qe i ke mbrojtur nga LVV sa ke qene "gazetar i pavarur".