Miftaraj: Për vrasjen në “Bon Vivant” llogari duhet kërkuar nga shefat e policisë dhe kryeprokurorëve - NACIONALE

Miftaraj: Për vrasjen në “Bon Vivant” llogari duhet kërkuar nga shefat e policisë dhe kryeprokurorëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas ngjarjes se rënë që ka ndodhur në mbrëmë në “Bon Vivant”, ku është vrarë një person dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ai ka bërë me dije se këto vrasje mund të parandalohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se llogari për këtë vrasje duhet kërkuar nga shefat e policisë dhe kryeprokurorëve.

Kosova nuk eshte shtet policor edhe eshte jo-kompetence e skajshme me kerku qe secili qe shkon ne kafe ose restaurant me pas policin te shpina duke te ruajtur ose duke te kontrolluar nese ke arme ose mjete te rrezikshme. Pergjegjesia pse ndodhin raste si mbreme ne Bon Vivant eshte e ditur. Keto vrasje jane te parandalueshme, nese policia dhe prokuroria nuk i mbyllin syte ndaj tyre duke mos i trajtuar dhe zgjidhur rastet ndaj tyre. Sot llogari duhet kerkuar shefave te policise dhe kryeprokuroreve. Jo komunikata me shkrim por te dalin ne konference per media dhe te na informojne se sa raste jane te hapura ndaj personave qe jane perfshire ne rast, qe sa kohe jane keto raste te hapura, cka eshte ndermarr, pse po ndodhin raste te tilla”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka përmendur edhe raste tjera ku ka dështuar zingjiri komandues.

Per çudi sa me deshtak shefi i policise, kryeprokurori aq me shume shpejte ngriten ne pozita brenda sistemit ne kurriz te jetes se qytetareve te ketij vendi. Rasti Kobra ne Prizren eshte rasti me representativ kur deshton zingjiri polici-prokurori-gjykate”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme